Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Kamenicës, ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës që është mbajtur është në fshatin Ajnoc.
Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Shefi i Kabinetit të Kryetarit Vaxhid Rexhepaj, drejtoresha Ardita Dërmaku si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.
Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.
Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.
Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishëmve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/