Deputetet e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me KDI-në dhe OJQ Fortesa kanë mbajtur raundin e dytë të debatit në Komunën e Kamenicës, me temën “Ta rrisim transparencën dhe llogaridhënien ndaj zgjedhësve”.
Në këtë takim të pranishëm nga deputetet ishin: Lirije Kajtazi, Labinotë Demi, Arbëreshë Kryeziu, ndërsa nga KDI Agnesa Haxhiu si dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ Fortesa Sanije Jahiri. Po ashtu në debat morën pjesë edhe qytetarë si dhe përfaqësues të komunës .
Gjatë debatit u diskutua çështja e përfaqësimit të Komunës nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, se si do t’i adresojnë ata kërkesat e qytetarëve të Kamenicës.
Deputetet kërkuan nga të pranishmit të paraqesin shqetësimet e tyre, duke iu thënë që transparenca me bashkëpunim është ajo që duhet t’i karakterizoj të zgjedhurit e qytetarve.
Ndër të tjera edhe të pranishmit në këtë takim paraqiten disa rekomandime duke iu kërkuar deputeteve që të punojnë më shumë në përfaqësimin e qytetarëve.