Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, konkretisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot një debat publik me qytetarët dhe koordinatorët e fshatrave.
Në këtë debat në veçanti është folur mbi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin fiskal 2019 si dhe mbi vlerësimet e hershëm për vitet 2019-2012.
Në këtë debat kanë marrë pjesë Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal dhe anëtarët e KPF-së, Ali Bajrami nga LDK-ja dhe Jakup Demiri nga VV-ja. Përndryshe lidhur me këtë Kornizë ka folur Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi Financa dhe Zhvillim si dhe Hasan Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Vitisë.
Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore ndër tjerash bëri me dije se sipas qarkores së parë buxhetore, buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2019 është mbi 11 milion e 345 mijë euro duke shtuar se mbi 2 milion e 230 mijë euro janë të destinuar në kategorinë e investimeve kapitale.
“Kemi rritje të buxhetit për vitin 2019 megjithatë edhe ky buxhet nuk do ti përmbushtë të gjitha nevojat të cilat kanë qytetarët e të gjitha lokaliteteve për investime. Por komuna jonë mbetet e përkushtuar që listën e investimeve kapitale të hartoj në bashkëpunim me qytetarët e saj. Këtë gjë do të bëjmë si në të shkuarën duke marrë mendimet e qytetarëve tanë përmes diskutimeve publike që do të mbahen së shpejti”, u shpreh drejtori Rama.
Kurse zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu shtoj se komuna e Vitisë gjatë viteve të shkuara ka harutar listën për investime kapitale me qytetarët duke mbajtur diskutime publike nëpër lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Ai tha se buxheti prej mbi 11 milion euro që është i parashikuar për vitin 2011 është i pamjaftueshëm andaj duhet të përcaktohen nevojat për investimeve.
Përndryshe sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019 buxheti i komunës së Vitisë ka shënuar rritje edhe në kategorinë e investime kapitale ku janë paraparë mbi 2 milion e 300 mijë euro, nga kjo shumë pjesa në e madhe e këtij buxheti vjen nga granti qeveritar.
Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë ftoj të gjithë qytetarët që të jenë pjesë aktive e procesit të planifikimit të buxhetit komunal e sidomos të marrinë pjesë në diskutimet publike për këtë çështje.
Kurse në fund të këtij takimi qytetarët dhe koordinatorët e fshatrave parashtruan pyetjet e tyre por dhanë edhe sugjerimet për investime.