“Së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë, dhe do të jemi në gjendje që t’iu ofrojmë ndihmë të gjithë atyre banorëve që janë në gjendje të kthehen në këto troje, s’paku gjatë stinës së verës”, i’u tha, pribocasve, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, gjatë ditës së manifestimit “Takimet e vendlindjes, Priboci 2016”.
Gjatë ditës së dielë më 31 Korrik nën organizimin e Arsim Krasniqit dhe nën mbështetjen e shumë bashkëfshatarëve të tij nga diaspora, është organizuar “dita e takimit të pribocasve në nayrë e këtij fshati të quajtur “Priboci 2016”.
Ky takim është pritur me shumë entuziazëm nga të gjithë pribocasve, edhe përkundër që tashmë një kohë të gjatë, janë shpërngulur në viset e ndryshme të Kosovës.
Këtij organizimi iu është bashkangjitur edhe kryetari i komunës, Shaip Kamberi, me bashkëpunëtorët e tij duke e respektuar ketë tubim të malësorëve të Bujanocit.
Kamberi, në fjalën përshendetëse deklaroi se në një të ardhme të afërt, do të fillojmë me asfaltimin e rrugës, Muhoc-Zarbincë, aks rrugor i kërkuar nga të gjitha fshatrata përreth.
Gjithashtu, Kamberi kërkoi nga të malësorët e largët, që nëse pushteti po ua asfalton rrugën, atëherë do të ishte shumë me vend që këto fshatra të popullohen, s’paku gjatë stinës së verës, ashtuqë, dikush nga ju do të kish mund të zhvilloj ndojë ekonomi familjare” – porositi Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit.
Ndërsa nga ana tjetër, Naim Rexhepi, drejtor i “Direkcionit për Ndërtim” është shprehur se kriteret me të cilët do të ndërtohet rruga në fjalë do të ketë kosto sa më të vogël dhe të ndërtohet me efikasitet të lartë.
Ao theksoi se kjo rrugë pritet të filloj së ndërtuari brenda 10 ditëve të ardhshme dhe ka një gjatësi prej 5 kilometrave dhe lidh fshatrat Ramabuçë, Çarr, Novo Sellë dhe Priboc.
P[r m[ shum[ foto: Titulli.com