Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike në Kamenicë, kanë organizuar garat regjionale në basketboll me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Në ligën e vajzave të shkollave fillore në basketboll Shfmu “Abdullah Krashnica” nga Koretini ka zënë vendin e dytë dhe Shfmu “Thimi Mitko” nga Gjilani, vendin e parë.
Në ligën e djemve gjysëmfinalja është zhvilluar nga nxënësit e shkollës “Abdullah Krashnica” dhe “Don Bosko”, me rezultat 13:16. Ndërkaq në finale, fituesi i garave ishte shkolla “Don Bosko” nga Gjilani.
E garat në mes shkollave të mesme në ligën e vajzave, vendi i parë i takoi gjimanazit “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe vendi i dytë gjimnazit “Ismail Qemali” nga Kamenica.
Gjithashtu edhe në ligën e djemve, fitues u shpallën nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi u uroi suksese të gjitha ekipeve fituese edhe në garat republikane të cilat do të mbahen javëve në vijim.