Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë i nënshtrohen Testit të Maturës. që organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.