Publicisti dhe analisti, Halil Matoshi ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta vonoj përgjigjen sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të bllokut.
“Unë mendoj se vendimi i gjykatës kushtetuese do të jetë në favor të bllokut opozitar, sepse gjykata nuk mund ti komentoj marrëveshjet e deputetëve sepse deputet janë të zgjedhurit e popullit dhe kjo nuk mund të interpretohet”, është shprehur Matoshi, për RTV21.
Ndërkaq, Hydajet Hyseni, mendon se kjo çështje, pra emërimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës nuk është dashur të shkojë në kushtetuese
“Sikur janë ata (Gjykata Kushtetuese), një super institucioni. Madje të interpretojë edhe ato që nuk janë në interpretim të tyre dhe kjo është rrezik i masave të jashtëzakonshme, por dëmet mund të jenë edhe më të gjera”, ka thënë Hyseni.
Sipas Matoshit, zgjedhjet e reja nuk janë opsioni i mirë për Kosovën, pasi që sipas tij, Kosova ka edhe shumë sfida të tjera.
“Zgjedhjet e reja nuk janë opsion, sepse Kosova ka shumë sfida dhe Kosova hyn në fazën e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në, raportin e vizave. Prandaj mendoj se shumë shpejt duhet të ndërtohen institucionet mbi primin e tyre”, është shprehur Matoshi.