Analisti Halil Matoshi ka komentuar veprimin e kosovarit Lavdim Muhaxheri, i cili së fundmi kishte hedhur disa foto, ku shihej teksa priste kokën e një personi. Ai shprehet se Lavdrim Muhaxheri është një monstër që kryen veprime të tilla.
“Në rend të parë, kjo është monstruoze që vetëm natyra njerëzore di të bëjë. Në këtë situatë, njeriu ndihet aq i dobët që s’mund të komentojë një monstruozitet të tillë, i cili praktikisht, jo që nuk është në traditën shqiptare, por nuk është as në traditën e islamit”, ka thënë Matoshi, për Express.
Ai tha se duhet menjëherë që qeveria tia marrë shtetësinë Muahxherit dhe të mos e lejojë më të kthehet në Kosovë.
“Kjo nuk është njerëzore, por është morbide dhe tepër e pashpjegueshme se si qenia njerëzore të bëjë një gjë të tillë. Në këtë kontekst, dua të përkujtoj se kjo luftë jo vetëm që është e huaj për kosovarët, por kjo luftë është e pakuptimtë për secilin njeri. Prandaj, këta njerëz nuk mjafton të trajtohen sipas ligjit dhe Kodit Penal të dënohen deri në 15 vjet burgim. Por, atyre duhet t’u merret nënshtetësia. Sepse këta njerëz nuk mund të jetojnë me njerëzit normal prandaj institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa që këta njerëz kurrë mos të kthehen në Kosovë”, ka shtuar Matoshi