(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka thënë se rinia e Kamenicës duhet të jetë pjesë e vendimarrjes dhe t`i ndihmojë institucionet komunale në realizimin e politikave të rëndësishme për këtë sektor.
Matoshi në punëtorinë e organizuar nga OSBE me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal tha se komuna do ta ndihmojë këtë këshill me ofrimin e hapsirës për veprimtarinë e vet dhe me mbështetje të projëkteve të rinisë.
“Ne jemi të intersuar dhe të përkushtuar të mbrojmë rininë tonë, nga përfshirja e tyre në dukuritë negative siç është përdorimi i substancave narkotike , alkoolit, duhanit dhe përfshirjes së tyre në delikuenca, dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj. Tani që KVRL është duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve në organizatë unë ju inkurajoj që të përfshihen sa më shumë të rinj nga të gjitha lokalitet dhe nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kamenicë” tha nënkryetari Matoshi.
Ai falëndëeoi edhe OSBE-në për mbështetjen që po i ofron kësaj organizate në punën e saj. Drejtori rajonal i OSBE Ulrich Bifar tha se është i lumtur që në këtë përbërje po vëren një barazi të gjinive dhe inkurajoj pjesmarrjen më të madhe të rinisë në KVRL.
Matoshi shtoi se qeverisja aktuale në Kamenicë ka treguar një përkushtim më të madh në realizimin e projekteve dhe programeve të rinisë dhe se vet prezenca e zyrtaëve të lartë komunal në këto takime është tregues mjaft pozitiv.
Një raport rreth punës së KVRL-së e ka paraqitur udhëheqësja e grupit Hamide Latifaj, ndërsa gatishmërinë për ta ndihmuar këtë organizatë e ka shprehur edhe përgjegjësi i sektorit të rinisë Faton Krasniqi. Në takim u tha se për shkak të mos alokimit të grantit prej 5 mijë eurosh në vitin e kaluar kanë mbetur pa u realizuar shumë aktivitete dhe projekte të KVRL-së./2l Online/