/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë dhe Organizata Women for women, kanë nënshkruar nje marrëveshje bashkëpunimi për ti përkrahur me fidane të mjedrës dhe sistem të ujitjes, për shoqatat e grave që veprojnë në këtë komunë. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqsuesi i organizatës Faruk Beqa. Në bazë të saj, parashihet që fidanet të financohen nga Women for Women, kurse sistemi i ujitjes nga komuna e Vitisë. /2L ONLINE/