Autoritet policore kanë bërë me dije se me rastin e Ditës së Çlirimit të qytetit të Gjilanit, nga ana e komunës organizohet manifestim para objektit komunal, andaj njoftohen qytetarët se rruga kryesore “Bulevardi i Pavarësisë”, nga semaforët në qendër të qytetit, pranë Xhamisë së madhe, e deri te rreth rrotullimi në qendër të qytetit, para Hotelit “Kristal”, do të jetë e mbyllur për qarkullim prej orës 11:00 deri në ora 12:00.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se policia lutë qytetarët, që përgjatë kësaj kohe t’i shfrytëzojnë rrugët anësore gjatë kohës sa do të zgjatë manifestimi.