Përfaqësuesit e subjekteve opozitare, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Pal Lekaj nga AAK dhe Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, mbajtën sot konferencë për media ku u bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen në manifestimin e nesërm, për të kundërshtuar kështu marrëveshjen për “Zajednicën”, dhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. Në të dy këto marrëveshje, opozita ka sjellë argumente dhe fakte të mjaftueshme që flitet për cenim dhe shkelje të patolerueshme të shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Subjektet opozitare kanë organizuar transportin me autobusë nga të gjitha komunat, për në sheshin “Zahir Pajaziti”. Manifestimi fillon në ora 14:00 me intonimin e himnit kombëtar, vazhdon me fjalime politike si dhe mbaron me një pikë artistikem thuhet në njoftim.