Më 27 janar 2023, titullit “Doctor Honoris Causa” do të jepet për Euro deputetin Austriak, Lukas Mandl, titull ky i iniciuar nga Avokat Arsim Vranovci President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit dhe i dhënë nga Universiteti Publik i Gjilani “Kadri Zeka” .
Por, siç njofton Arsim Vranovci, dhënia e titullit Docktor Honoris Causa për z. Mandl nga Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka”. Do të jepet në ngjarjen që do të mbahet në Teatrin e qytetit të Gjilanit, më 27 janar, duke filluar nga ora 15:00, ndërsa do të organizohet më pas edhe një Gala Mbrëmje, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Gala mbrëmja e organizuar nga ana e Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) e cila do të mbahet në Hotel Astoria – Gjilan nga ora 18:30. Në këtë gala mbrëmje do të jenë prezent mbi 200 bizneset më të mëdha të rajonit të Gjilanit, ku 31 prej tyre do të shpërblehen si kompanitë më të mira dhe z. Lukas Mandl gjithashtu do të merr shpërblimin Anëtar Nderi i Bordit të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)”, ka bërë me dije Vranovci. /2LONLINE/