Shkrimtari nga Presheva, Bilall Maliqi, sërish ka kritikuar ashpër shqiptarët që po dalin në mbrojtje të pushtetit në Turqi. Maliqi ka thënë se Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhami që nuk mbushen me njerëz, përveç në festat e Bajramit.
“E ju shqiptarë të ngratë duartrokitni për asgjë, për një Turqi që nuk investon tek “Vëllezërit” e tyre në Luginë, por në qytetin Çuprija në Serbi. Ju jeni mjerana dhe vazhdoni edhe më tutje të qani për një Turqi që po shihet që është anti shqiptare”, ka shkruar Maliqi, transmeton Titulli.com.
“Ne jemi për të ndërtuar fabrika, për punësime të reja, e sa për xhamia në Luginë kemi mjaft, bile as ato nuk po arrijnë të mbushem plot, veç për fastat e Bajramit”, ka shtuar kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës.
Në fund ai sqaron se nuk është kundër ndërtimi të xhamive, pasi pohon se i takon konfesionit islam, por sipas tij në Luginë ka mjaft xhamia ndërkaq mungojnë fabrikat për t’u punësuar njerëzit.