(2LONLINE) – (e plotesuar) – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Valentina Bunjaku-Rexhepi ka takuar subjektet e vogla të përfaqësuara në Kuvend si me AKR, PSD, PD, PR, Vatra dhe KDTP, të cilat janë dakorduar për çështjen e përfaqësimit në Komitetin për Politikë dhe Financa, e ku krahas të tjerëve do të jenë edhe Arben Maliqi (AKR) dhe Sejdulla Kadriu (Vatra), ndërsa për Komitetin për Komunitete është propozuar Kemajl Shahini.
Bunjaku – Rexhepi ka thënë se për përfaqësimin në Komitetet tjera do të takohen përsëri, për të marrë emrat nga subjektet.
“Është e mundur që kjo të bëhet edhe me fuqinë e votës që e kanë në Kuvend, dhe kështu do të shkohet me përfaqësime në të gjitha komitetet tjera”, ka thënë Rexhepi.
Të gjithë të pranishmi janë pajtuar edhe me rendin e ditës të seancës së tretë me radhë të 31 janarit dhe janë shprehur se do të jenë konstruktiv në vendimet që do të nxirren nga Kuvendi. /2lonline/