Sot, në Gjilan u bë hapja e Konsullatës së Republikës së Malit të Zi. Këtë e ka bërë me dije, zëvendësministri Rexhep Kadriu, njëherësh kryetar i AAK- së Gjilanit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Mali i Zi me konsullatë nderi në Gjilan
Sot, në Gjilan u bë hapja e Konsullatës së Republikës së Malit të Zi. Është nder i veçantë për Gjilanin dhe qytetarët nga Anamorava në përgjithësi, që kjo konsullatë vendoset këtu, rëndësia e së cilës është e madhe sepse kësisoj ndërtohen ura lidhëse ndërmjet qytetarëve të të dyja shteteve dhe ka një impakt pozitiv për zhvillim ekonomik dhe rëndësi të madhe për shkëmbimet tregtare.
Ky nder që i bëhet Anamoravës në përgjithësi, dhe Gjilanit në veçanti, nuk do të mund të realizohej pa angazhimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për këto dy vite qeverisje, ndërtoi raporte të mira dhe serioze ndërmjet dy vendeve. Bashkë me kryeministrin Haradinaj, rol të madh ka luajt edhe këshilltari i kryeministrit, Gazmend Abrashi, njëherësh edhe pronar i fabrikës së duhanit në Gjilan. Abrashi emërohet Konsull i Nderit i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, me seli në Gjilan.