Mali i Zi u mposht nga Anglia në Podgoricë me rezultat 1-5 në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për Euro 2020.
Anglezët janë ankuar në shtëpinë evropiane të futbollit, dhe Federata Malazeze mund të gjobitet edhe me një ndeshje pa tifozë.
Shteti fqinjë mund të merr një gjobë të madhe nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste kundrejt Sterling.
Nëse ky dënim realizohet atëherë do të ishte mirë për Kosovën që ndeshjen e radhës e luan në Podgoricë. Një ndeshje pa tifozë do të ishte më e qetë për “Dardanët” që të japin maksimumin kundër Malit të zi me 7 qershor.