Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës për ndeshjen e radhës kualifikuese të kampionatit evropian ‘Euro 2020’.
Malazezët dhe “Dardanët” do të takohen të premte në stadiumin e qytetit të Podgoricës, në ndeshjen kualifikuese të grupit A.
Tashmë është përcaktuar se kush do të jenë gjyqtarët e ndeshjes mes dy vendeve fqinje që do të zhvillohet më 7 qershor (e premte).
UEFA ka përcaktuar italianin Daniele Orsaton si gjyqtarin kryesor derisa ndihmësit e tij janë Lorenzo Manganelli dhe Giorgio Peretti.
Theksojmë se malazezët nën drejtimin e italianit kanë dy humbje dhe një barazim gjersa është hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kosovës.
Ndryshe, 44-vjeçari ka lindur në Vicenza dhe gjyqtar me emblemë të FIFA-s është nga viti 2010.