Përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë ja dorëzuan institucioneve të Kosovës nismën-kërkesën për njohjen zyrtare të malazezëve si komunitet etnik në Kushtetutën e Kosovës. Ata kërkojnë për të ndryshuar pjesë të Kushtetutës që rregullon çështjen e komuniteteve të njohura tashmë si serbët, turqit, bosnjakët, romët dhe goranët dhe lënien në dispozicion të disa vendeve në Kuvendin e Kosovës.
Kërkesa i është dorëzuar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Për herë të parë kërkesa është e nënshkruar nga përfaqësuesit e të gjitha organizatave, partive dhe pjesëve tjera të komunitetit malazez në Kosovë.
” Kjo është një tregues i kompaktësisë së komunitetit malazez për gjëra të rëndësisë themelore për malazezët në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Iniciativa vlerëson se njohja kushtetuese e komunitetit malazez dhe caktimi i një numri të përshtatshëm të vendeve të rezervuara për përfaqësuesit e Malazezëve të Kosovës në Kuvend, shërben për përmisimin e të drejtave dhe gjendjes së këtij komuniteti dhe zhvillimin e mardhënjeve.
Është theksuar gjithashtu se njohja e malazezëve në Kushtetutën e Kosovës do të përdoret për zhvillimin dhe forcimi min e marrëdhënieve ndryshe miqësore mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kushtetuta e Kosovës njeh pesë komunitete pakicë, ate serbe,turke,boshnjake,rome dhe goranët.Ata të gjithë kanë vendet e tyre të garantuara në Kuvend.