Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medalje në “Budapest Grand Prix”, i cili po mbahet në Budapest te Hungarise.
Kelmendi u ndal në gjysmëfinale, ku u mposht nga japonezja Chishima Maeda. Ndërkaq, në garën për medalje, Majlinda humbi nga spanjollja.
Ajo u mposht me Ippon nga spanjollja Ana Perez Box në luftën e repesazhit, edhe pse ishte në avantazh gjatë tërë meçit.
Nga kjo garë me vendin e pestë, Majlinda fitoi 252 pikë Olimpike.
Xhudistja pejane e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi meksikanen Luz Olvera. Kampionia olimpike e fitoi edhe meçin e rrethit të tretë kundër gjeorgjianes Tetiana Levytska-Shukvani.