Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar sot nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Kryetari i qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke theksuar se nuk mund të pritet drejtësi nga një gjykatë politike.
Postimi i tij:
Nuk mund të pritet drejtësi nga një gjykatë politike!
Dënimi i padrejtë i Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe i Sali Mustafës dëshmon se gjykata e krijuar mbi bazën e sajesave politike nuk u bë për të hequr akuzat shpifëse ndaj UÇK-së, por për ta vënë atë në bankën e akuzës dhe për ta dënuar!
Pa zhbërjen e kësaj sajese politike nuk do të ketë drejtësi!