(2L ONLINE) – Flutura Musliu, magjistër i shkencave kushtuese–administrative e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në maj të 2014, ka vizituar Drejtorinë e Administratës ne Përgjithshme (DAP) në Gjilan ku është pritur nga zyrtarë të kësaj drejtorie ndërkohë që kjo vizitë e Musliut e ka edhe një të veçantë të saj sepse ajo ua ka sjellë drejtuesëve të kësaj drejtorie punimin e diplomës, e cila është punuar pikërisht për organizimin dhe funksionimin e këtij institucion, e cila përmban titullin Organizimi i administratës lokale në Komunën e Gjilanit, me theks të veçantë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme,
“Arsyeja pse jam prezent në Drejtorinë për Administratë të Përgjithshme është se i kam sjell drejtorit të DAP-ës, punimin e diplomës, e cila është punuar pikërisht për organizimin dhe funksionimin e këtij institucion, e cila përmban titullin Organizimi i administratës lokale në Komunën e Gjilanit, me theks të veçantë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, me këtë rast dëshiroj të falënderoj drejtorin Nazim Gagica, që pranoi punimin tim të diplomës, falënderojë edhe të gjithë zyrtarët e administratës që më ndihmuan në mbledhjen e të dhënave për finalizimin e punimit, në veçanti falënderojë Ardian Foniqin”, ka thënë Flutura Musliu.
Sipas saj, kjo temë diplome, është e ndarë në dy pjesë, pjesa e parë ka të bëjë me funksionimin e administratës lokale në përgjithësi duke përfshirë drejtoritë e Komunës së Gjilanit të ndara veç e veç, si dhe pjesa e dytë ka të bëjë më DAP-in, ku bie fokusi më shumë lidhur më punën, organizimin, ndarjen e DAP-ës, ligjet, rregulloret si dhe udhëzimet që i përdorë DAP në punë e saj të përditshme. “Ajo se çka e bënë të dalluar këtë punim diplome, është se asnjëherë nuk është punuar një temë e tillë për Komunën e Gjilanit përkatësisht për Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme’, thotë Flutura Musliu, magjistër i shkencave kushtuese–administrative.
Nga ana e tij, Ardian Foniqi ud.shef i Shërbimit të gjrendjes Civile – në emër të drejtorit të DAP-it, dhe në emër të tij falënderoi Flutura Musliun që e ka përzgjedhur temën e mbrojtjes se Magjistraturës “Organizimi i administratës lokale në Komunën e Gjilanit, me theks të veçantë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme”, dhe mbrojtjen e temës me sukses, pasi tani Gjilanit i shtua një Magjistre e shkencave juridike, edhe ne i dëshirojmë suksese.
“Shpresoj se së shpejti Flutura të jetë një kuadër akademike që do ta jep kontributin e saj tek gjenerata e reja po ashtu sikurse Flutura inkuadrojë edhe studentët tjerë që pa hezitim te marrin tema te tilla pasi si që Flutura e ka pas derën e hapur te drejtorisë për administratë do ta kenë edhe studente e tjerë”, ka thënë Foniqi.
Sipas tij, është nderë dhe krenari që Flutura ka marre modulin e funksionimit të Drejtorisë DAP-it në Gjilan, pasi që edhe komisioni për mbrojtjen e temës se mastarit e ka vlerësuar si një administratë të mirëfilltë në organizimin dhe funksionimin të Administratës dhe sektorët e administratës së Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/