DYLON

VV: Pa ikë “Qeveria e Rashkës”- Mustafa, Thaçi e Jabllanoviq, nuk ikë as Vuçiqi

Avatar photo Redaksia

Lëvizja vetëvendosje përmes një komunikate ka thënë se sot, Aleksandar Vuçiq, ish zyrtar i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, ish Ministër për Informim i Qeverisë së Milosheviqit dhe kryeministër aktual i Serbisë, erdhi në Kosovë. Ai nuk mori leje nga askush, por e mori gjysmën e kabinetit të tij me vete, dhe në mes të Kosovës tha se: “Këtu është djepi jonë (i serbëve) dhe askush nuk mund të na ndalojë që edhe tutje fëmijët të lindin këtu”, duke aluduar që këtë ua ndalojnë shqiptarët.

Nga lufta e fundit në Kosovë e viteve 1998-1999, u vranë ose zhdukën nga forcat e Serbisë 1090 fëmijë shqiptarë, prej të cilëve 185 ishin më të vegjël se 7 vjeç. Qeveria e Serbisë në të cilën ka shërbyer atëbotë vetë Vuçiqi ka qenë ajo që ka kryer gjenocid mbi popullin shqiptar, kurse eshtrat e të pagjeturve akoma nuk po kthehen nga Qeveria të cilën tash e udhëheq po ky Vuçiqi.

EkoHigjiena

Më tej në komunikatën e Vetëvnedosjes thuhet se vizita e Vuçiqit në Kosovë është vetëm simbolika e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe luftës së saj të pandalur për gjymtimin e Kosovës si shtet. Përmbajtësorja është puna e strukturave paralele e kriminale të Serbisë, të cilat janë legalizuar dhe amnistuar me Marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013. Derisa Vuçiqi si vizitor në Pasjan është dekor provokues, pas 9 dhjetorit 2014 me marrëveshjen Mustafa-Thaçi-Jabllanoviq për një “Qeveri të Rashkës”, ai është bërë faktor vendimmarrës brenda Kosovës.

Kjo lloj deklarate, kjo lloj vizite, përcjellur me gjithë pompozitetin dhe ikonografinë e njëjtë, është vetëm simptomë e të njëjtës sëmundje nga e cila lëngon Kosova: dialogu pa kushte e pa reciprocitet me Serbinë, në dëm të vazhdueshëm të sovranitetit, integritetit territorial dhe rregullimit kushtetues e administrativ të vendit. Këtë dialog është zotuar që do ta vazhdojë dhe do ta mirëmbajë zellshëm edhe Isa Mustafa, Kryeministri i “Qeverisë së Rashkës”.

Për deri sa kemi këso qeverish të cilat prioritet e kanë pasurimin vetanak, familjar e klanor dhe për këtë nuk zgjedhin mjete, vendin do ta kemi të pambrojtur edhe ndaj degradimit politik që po na e bën Vuçiqi e Jabllanoviqi, edhe nga ai ekonomik në formë të varfërisë, që po bëhet shkak për ikjen masive të qytetarëve jashtë, përfundon komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.