Qumështi i prodhur nga trupi i njeriut është unik në të gjithë mbretërinë e kafshëve. Ai përmban rreth 200 lloje sheqernash, dyfishin krahasuar me atë të lopës.
Qumështi i gjirit është i pari produkt që konsumohet nga foshnjet, por shumë nga molekulat e sheqerit nuk i shërbejnë nevojës së fëmijës për ushqim.
Të sapolindurit vijnë në jetë pa asnjë bakter në stomak, por pak ditë nga lindja ata kanë miliona dhe pas një jave, miliarda. Sheqerenat e qumështit janë përbërësi i parë, me të cilat ushqehet këto baktere.
”Funksioni i parë i qumështit të gjirit është favorizimi i kolonizimit të stomakut me grup specifike bakteresh, që të mund të tresin këto molekula sheqeri”.
Qumështi i gjirit ndihmon dhe forcon edhe sistemin imunitar tek fëmija, transmeton tvklan. Ai është i pajisur me antitrupa dhe molekulat e tij, ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme dhe koordinojnë aktivitetin e qelizave të bardha.
Një muaj pas lindjes së fëmijës, kur sistemi i tij imunitar fillon dhe përshtatet, përbërja e qumështit të gjirit ndryshon dhe niveli e antitrupave në të ulët në 90%. Por gjithashtu një rënie pësojnë dhe disa nga molekulat e e sheqerit, ndërsa rritet numri i yndyrnave dhe përbërësve që ndihmojnë në rritjen.
Pavarësisht këtyre funksioneve bazike, fëmijët rriten të shëndetshëm edhe pa qumështin e gjirit, diçka që ngre pyetje mbi përfitimet e tij në afat të gjatë kohorë.
”Qumështi i nënës është një produkt miliona vjeçar, që është pjesë e evolucionit dhe që përmban ushqyes optimalë për të sapolindurit “, vendos në dukje nga autori i shkrimit. Megjithatë, ai shton pyetjen se, për sa kohë është i nevojshëm?