(2L ONLINE) – Të premten me 13 Qershor në ora 19.00 në Hamburg të Gjermanisë do te hapet një Ekspozite Ndërkombëtare, e cila do te qëndrojë e hapur deri me 9 korrik. Në këtë ekspozitë do të paraqiten 6 artistë nga shtete të ndryshme, por në mesin e tyre do të jetë edhe Magbule Xhemaili nga Gjilani.
Xhemaili i ka thënë Portalit 2L ONLINE se në këtë ekspozitë do te prezantohet me 10 piktura të formateve të punuara kohët e fundit, si vazhdimësi nga cikli i punimeve “Gjurmë në kohë të ndryshme”, të punuara në teknikë të kombinuar.
“Për këtë projekt jam përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Xhemaili, për t’i falënderuar këto institucione për përkrahjen e dhënë. /2L ONLINE/