“LYRA” Gjilan, në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për fëmijë ” solli në skenë 18 këngë të bukura për fëmijë, vallëzim dhe këngë korale, duke shënuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershor.
Çmimet ju ndanë të gjithë fëmijëve pjesmarrës, sikurse edhe mirënjohje për musafirët e festivalit, shkollën e vallëzimit “Dancing house”- Naski Shabanin, Korin e Shkollës së Muzikës me dirigjent Artan Jerliu dhe të tjerë të cilët e begatuan festivalin. Drejtori z.Kushtrim Jakupi, deklaroi se ekipi i festivalit cili punoi për 14 vjet me radhë, po vazhdon që secilin vit ta ngris edhe më shumë cilësinë duke sjellë ndryshime përmbajtësore dhe vizuale të festivalit si dhe me synimin final që shumë shpejt të realizoj edicionin e parë “live”
Juria profesionale e përbërë nga Sami Piraj, Shqipe Halili Spahiu dhe Ardiana Kastrati Ismaili u përcaktuan për shumë çmime duke e shpallur fituese solisten Luna Salihu me këngën “Alo-alo”, çmimin e dytë e ndanë Aron & Olta Musliu dhe Lea Zejnullahu kurse çmimin e tretë Norma Haliti, Aja Shabani dhe Bena & Zogu Ahmeti.
Çmimin e publikut e fitoi Dineta Abazi me këngën “Kosova vend i paqes”, kurse çmimin special “Lyra- 2023” e fitoi Sumeja Jakupi me këngën “Këshillat e prindërve” .
Soliste më e mirë u shpall Eja Kida me “Festat s’kanë të ndalur”. Mikrofoni i artë ju nda solistes Erona Maliqi kurse dueti më i mirë Robert & Rita Rexhepi.
Talenti Lyra i takoi Ermira Ramas kurse Solistja e re më e mirë u shpall Amelia Halimi pastaj “Lyra’s voice” Tara Hoxhës si dhe “Lyra Junior” për Luna Lushaj.
Klea Limani u vlerësua si interpretuesja më e mirë kurse kënga e Liana Bllacas u shpall këngë Hit.
PAraqitja më e mirë skenike i takoi vogëlushes së talentuar Erlisa Sadriut.
Këtë vit çmimi i Kompozitorit LYRA organizatori i ndau z. Hekuran Bllaca për krijimtarinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar.
Per skenografi u angazhua Lyra Jakupi kurse për dritat dhe zërimin Dj Albani.
Festivalin e moderoi me shumë stil dhe profesionalizëm artisti i njohur Fatmir Bufi Spahiu
Festivali edhe këtë vit u përkrah nga DKRS- Gjilan, TEB banka dhe sponsor medial RTK. /2LONLINE/