• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Politikë

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

Redaksia 2LONLINE 2 Qershor, 2023 3 min
 Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan

Edhe në ditën e dytë të testit me shkrim ka shkelje ligjore, përderisa kryetari i komunës ka ndërhyrë rëndë në këtë proces, duke i përzgjedhur vet ai pyetjet e testit në zyrën e tij dhe pastaj për habi kryetari i komisionit lejon këtë shkelje flagrante të kryetarit, duke heshtë nga frika, kërcënimi apo shantazhi.

Dje, është konstatura dalja e testit me shkrim te disa nga kandidatët e VV-së.

Në mëngjesin që është prish partneriteti i koalicionit, Ne si Parti Demokratike e Kosovës, nuk kemi pranuar dhe lejuar që të realizohet kjo kërkesë e kryetarit të komunës, që ai një ditë më herët ti marr pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit, e ky pastaj të bëjë përzgjedhjen e pyetjeve të testit (Dëshmitar: Drejtoresha e Shëndetësisë Aurora Osmani, Basri Kamberi, Ismajl Halili dhe Zejdush Tahiri).

Sikurse që nuk kemi lejuar emrin e Zejdush Tahirit, që të jetë kryetar i të gjitha komisioneve për rekrutimin e stafit shëndetësor. Ku pasi ishte emëruar, ne e kemi larguar nga këto komisione si udhëheqës i tyre.

Sepse ai është nën hetime për keqpërdorimet e furnizimit me inventar në QKMF-në e Gjilanit, ku mungojn 306 tavolina. Po i njejti edhe është shkarkuar nga drejtoresha e shëndetësisë, nga pozita e shefit të mjekësisë familjare në QKMF, të cilin e kishte mbajtur jashtëligjshëm për vite të tëra.

Lojërat për formimin e komisioneve për rekrutim të stafit shëndetësor, kanë shkuar aq larg, duke tentuar blerjen e heshtjes sime sa ishim në partneritet, duke ma bërë dhëndrrin tim anëtar të njërit nga komisionet.

Ky kryetar komune, gjithmonë është thirrur në emër të patriotizmit për respektim të ligjit, ndërsa personalisht është prijës i shkeljeve ligjore dhe i ndërhyrjeve në procese të ndryshme.

Kërkoj nga dy kryetarët e komisioneve, që mos të lejojnë tutje kryetarin e komunës ta bëjë testin me shkrim dhe ju të jeni spektator dhe lejues të shkeljeve ligjore nga ana e Alban Hysenit. Sepse llogari para ligjit do të jepni të gjithë se bashku. /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan kponkursi PDK politika rekomandojmë Riad Rashiti shëndetësi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023
N'rrjet

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com