Tashmë është bërë e zakonshme që njerëzit të presin në hollin e Teatrit e jashtë tij, në pamundësi për të hyrë të gjithë në sallë, sa herë që Lëvizja Vetëvendosje, mban tubim, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.
Numri i madh i njerëzve që duan ndryshimin e qeverisjes në Gjilan po bëhet gjithnjë e më i madh. Këtë e dëshmoj edhe tubimi i hapjes së Fushatës për Zgjedhjet lokale, në të cilën qytetarë nga të gjitha fshatrat e lagjet e Gjilanit ia mësynë Teatrit të Qytetit për të dhënë mesazh te fuqishëm se fitorja I takon vetëm Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të ardhshëm të komunës, Sami Kurteshi, thuhet tutje në komunikatë.
Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ofroi mbështetjen e pakusht për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, duke e konsideruar si njeriun e duhur për të parin e Komunës së Gjilanit. “Gjilanit i duhet një kryetar që flen natën e punon ditën, e jo anasjelltas. Një kryetar që nuk e don mjegullën” shtoi më tutje ai.
Deputeti më i votuar i Parlamentit, Albin Kurti, ftoi qytetarët e Gjilanit të mos përçahen në parti por të bashkohen në Lëvizje. Të votojnë vetë, të vendosin vetë, të votojnë vërtetë, e të shkëlqejnë si numri dhjetë. Deputetja Besa Baftiu u shpreh se Gjilani po mobilizohet dhe është i gatshëm për fitoren e madhe.
Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, u shpreh i bindur se qytetarët kanë vendosur për ndryshim, e ky ndryshim është Vetëvendosje Ai u tha të pranishmëve që Levizja Vetëvendosje nuk jep premtime që nuk mund të i realizoj, por ka program konkret për secilin fshat, secilën lagje, me projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e banorëve të Gjilanit.
Në fund u bë prezentimi i kandidatëve për Kuvendin Komunal, një listë e cila përbëhet nga njerëz profesionistë të fushave të ndryshme, dhe të cilët bashkë me kryetarin e ardhshëm, Sami Kurteshi, do të bëjnë ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e Gjilanit. Punët e hairit, fillojnë vetëm atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje vjen në pushtet, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje