Ka përfunduar procesi i numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, me ç’rast rezultatet tregojnë për një fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjilan, thuhet në komunikatën e Qendrës në këtë komunë.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje falenderon të gjithë qytetarët për kulturë të lartë të treguar në procesin e votimit dhe të gjithë komisionerët e vëzhguesit që u kujdesën për mbarëvajtjen e votimit dhe numërimit të votave. Faleminderit për të gjithë mbështetësit që besuan se vendit tonë i duhet ndryshimi e zhvillimi, e që Lëvizja Vetëvendosje është alternativa për shtetin social e shtetin e së drejtës.
Gjilani gjithmonë ka ditur të rreshtohet drejt, për t’i prirë proceseve të ndryshimit, e për këtë duhet edhe vullnet, edhe guxim. Andaj, faleminderit Gjilan vetëvendosës që guxove, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes, Qednra Gjilan.
.