/FEMI HALIMI/
Qeveria serbe kërkoi nga organet e drejtësisë franceze që ta dorëzojnë Ramushin në Sërbi për vepra penale të rënda, sipas tyre të arsyeshme dhe në harmoni me ligjet e zakonet. Po të pyeteshin se pse veç për Ramushin, ata do të përqëndroheshin vetëm në të, me një padjallëzi fëminore dhe do të bëhen të marrueshëm e të strukur nga fatkeqësia të cilën e shfaqin.
Po të pyeteshin për të tjerët, luftëtarë të UÇK –së, ata do të thonë se edhe për ata të gjithë kanë të njëjtat akuza sikur për Ramushin pa asnjë dallim në peshë. E mandej po të pyeteshin më gjërësisht për të tjerë, të gjithë shqiptarë në qeveri të Kosovës, ata njësoj, kanë të njëjtën akuzë dhe me të njëjtën peshë.
Për fund, po të pyeteshin se çka duhet bërë me shqiptarët e Kosovës, ata njësoj, do të thonë se duhet hequr krejt nga Kosova sepse janë të gjithë në tokat serbe. Akuza kështu për Ramushin nuk ka një përjashtim nga kërkesa e tyre ndaj tërë popullit shqiptar.
Edhe më larg e deri në fund ku s’ka më ku të shkohet, -edhe po të pyeteshin se shqiptarët në Shqipëri a janë në vend të vet, serbët do të thonë se nuk janë dhe se duhet larguar prej andej të gjithë. Kështu akuza ndaj Ramushit është një dëshirë nga gjithë dëshirat, e gjithë dëshirat sërish nga dëshira kryesore serbe, që shqiptarët mos të jenë fare!
E nisa kështu me “po të pyeteshin”, se në tëë vërtetë qeveritarët e klerikët sërbë çdo ditë, tri herë në ditë e pesë herë nëpër kisha të tyre kërkojnë nga të gjithë europianët që të ndëshkohen shqiptarët dhe të largohen krejt nga këto hapësira, e t’u gjendet një vend dikund në botë, njëfarë rezervati, për ata që do të shpëtonin nga furia farefisit të tyre sllav e josllav.
Jovetëm qeveritarët, po edhe popat, çdo shërbesë kishtare e kryesojnë me vajin për tokën e shenjtë sërbe të cilën ua muarën shqiptarët dhe para Perëndisë kërkojnë drejtësinë. Pasi Perëndia do vetëm drejtësinë, ata i kërkojnë atij këtë drejtësinë.
Cila është drejtësia për ta? Një tokë e një vend shqiptar ata e përvetësojnë dhunshëm me dokumentacion të rrejshëm dhe me ligje që shkruajnë vetë. Kërkesa e tyre për drejtësi nga Perëndia në të vërtetë është një idhujtari dhe fyerje, sepse Perëndia e ndau drejtësinë, kur e çliroi Kosovën nga kriminelët. Të kërkohet nga Perëndia që të legalizohet krimi në emër të tij është fyerja më e rëndë që i bëhet Perëndisë. Nga kjo del se kjo kërkesë i drejtohet jo Perëndisë por satanit.
Unë nuk di ku shkruan në Ungjill që Zoti Jezus kërkon derdhje gjaku, vrasje, dhunë, krim të organizuar në nivel qeverie dhe padrejtësi?! Kur lejon Jezus që prijësit fetarë të kërkojnë luftë e gjakderdhje dhe të hedhin armët e mbi supe me krenari ?!
Ungjilli përkundrazi, kërkon përulje dhe falje, lutje për të gjithë, deri edhe për armiqt. “Duajini armiqt tuaj”, -thotë Ungjilli, -“Lutuni për ta”. Mos përdorni dhunë ndaj njerëzve të mi, -thotë fjala e Zotit në Ungjill dhe në Bibël. –Unë jam Zoti, -thotë Zoti, -në Bibël në librat e profetëve. –Unë jap dhe mbaj, mbroj dhe ruaj gjithë juve, u siguroj me një kujdes të plotë gjithë jetën tuaj dhe u kam para sysh gjithmonë. Kini kujdes në veprimet tuaja dhe duajeni drejtësinë, e mos bëni vepra të liga, sepse veprat e liga janë vepra të satanit dhe kush bën vepra të satanit është kundër jetës së vet dhe kundër meje. Jini të pastër sikur që jam i pastër unë Zoti juaj, -thotë fjala e Zotit në Shkrim të Shenjtë, -dhe mos ndani drejtësinë vetë, sepse unë jam Zoti që ndaj drejtësinë dhe që i jap secilit atë që duhet për jetë!…
Të lutesh për armiqt dhe t’i duash armiqt ka një ndërkuptim të thellë të jashtëzakonshëm. Shkaku i lutjes për armiqt dhe dashja e armiqve shkon deri në fund të mendjes e shpirtit dhe kthehet tek ne. Ne jemi në të vërtetë armiq të vetes dhe të Perëndisë.
Ne vetë jemi ata armiqt për të cilët duhet të lutemi. Do të thotë se dashuria ndaj armiqve është dashuria dhe lutja për vete. Ndërkaq lutja Perëndisë që t’i shkatërrojë armiqt kthehet në fund tek ne dhe na shkatërron edhe neve, sepse ne vetë, gjithë njerëzit, edhe më të devotshmit, të pagëzuarit e pranuesit e Perëndisë, jemi në armiqësi me Zotin tonë, sepse e kemi trashëguar mëkatin dhe për më keq, edhe e përsërisim tani, mu sikur u bë për herë të parë nga njerëzit e parë. Kjo nga Bibla.
Edhe besimtari më i përpiktë nuk mund të bëj gjë për vete dhe të fitojë vetë çlirimin nga mëkati. Çlirimin nga mëkati na e bën vetëm Perëndia, sepse mëkati ka forcë pakufi e të cilës forcë të mëkatit mund ti kundërvehet vetëm Perëndia dhe ta mundë me të sigurtë. Por për të pasur ndihmën e Perëndisë kundër mëkatit duhet vetë të jemi të drejtë, të butë, të mëshirshëm, të drejtë, të dashur dhe të falshëm. Nuk guxojmë të jemi hakmarrës dhe nxitës të dhunës dhe nuk guxojmë të ndajmë drejtësinë vetë…Këto janë parimet dhe detajet nga Ungjilli për parimet jetësore të besimit të çdo njeriu në këtë jetë.
Nuk di për këtë nga i marrin të drejtat klerikët sërbë që ushtrojnë dhe nxisin dhunë ndërmjet njerëzve e popujve këtu, nëmes neve e sërbëve dhe kush është zoti i tyre të cilit i luten disaherë në ditë, me gjithë mendjen, me gjithë zemrën, me gjithë qenien?!
Nëse Jezusi pranohet në zemër siç thotë Ungjilli, njeriu i tillë, me zemër të re, është i përsosur në sjellje dhe butësi, në mëshirë dhe në dialog me secilin për gjithçka…Kërkesat serbe nuk kanë lidhje me Ungjill as me Fjalën e Perëndisë, sepse janë fillim e mbarim kërkesa për dhunë e derdhje gjaku, luftë dhe çfarosje. Fundi fundit, një këso kërkese e patën gjithmonë dhe prejse janë kojshi e në tokat tona, gjithmonë u muarën me krim të organizuar kundër popullit tonë dhe vranë e masakruan pa ndërprerë.
Si ka mundësi që vrasjet e masakrimet, krimet çnjerëzore të kërkohen të legalizohen nga vetë Perëndia dhe të pranohen lutjet e tyre?! Mu sikur mafia që bën shpëlarjen e parave dhe legalizimin e pasurive, kështu këta duan që të arriturat me dhunë e krim t’u legalizohen nga Perëndia. –E jo! Ky legalizim nuk kalon tek Perëndia, por kalon tek armiku i Perëndisë, satani. E ata që luten për kohë të gjatë e me çdo kusht për legalizim të krimit, ata do të kenë një gjyq!…
Perëndia na u shfaq më 1999 dhe na ktheu në vend tonë e na çliroi me mrekulli dhe kjo është e vërteta! Kërkesat për këtë të qeveritarëve dhe klerikëve sërbë nuk duhet të na frikësojnë, megjithë dëmet e të këqijat katastrofale, që po na vijnë nga shumë shkaqe tjera, por edhe nga naiviteti e kërkesat banale të feudalëve shqiptarë që udhëheqin në qeveri lart e poshtë e pozitë e opozitë dhe që parime kanë bërë vetëm interesin e vet personal e familjar dhe që kanë marrë krejt shtetin për vete.
E keqja kështu nga armiku fqinj u rrit edhe më me të keqën tonë përbrenda dhe për këtë jem tani kështu si jemi. E keqja përbrenda për më tepër nëse shkon kështu do të bashkohet me të keqën nga jashtë të armiqve për të keq. Kjo në të vërtetë ishte gjithmonë tek tanët dhe në këtë tanët kanë treguar gjithmonë një naivitet në bërjen e ligjit dhe shtetit e pushtetit dhe kjo ka sjellë gjithmonë shkaqet e humbjes së lirë dhe të vendit me katastrofa mandej të papërshkrueshme.
Kërkesa për këtë për Ramushin nga Drejtësia Ndërkombëtare e Sërbisë është vetëm një kallzim se armiku është armik dhe se me të kurrë nuk mund të ketë marrëveshje e paqë sepse është armik. Sërbia është armik që kurrë nuk pajtohet me ekzistimin e kombit shqiptar dhe në të gjitha opcionet e në katër anët po t’i dilet, një e njëjta gjë del, njëjtë. Nuk ka përjashtim dhe ndalje në kërkesë për të keq dhe nuk ka kufi ku ndalet armiku.
Pritet për këtë gjithmonë që ky armik të bëj të keqën pandërprerë, sikur një bishë e harlisur dhe sepse shumë tanë janë me të, qoftë për interes, qoftë për inat. Kush ka mendë, nuk dëgjon fjalët e këshillat e tyre, nuk ndalet me ta në rrugë dhe as nuk ulet me ta në ndejë. Këto janë tri vargjet e psalmit të parë nga Bibla, që tregojnë gjithë mësimin jetësor të njeriut që përpiqet të jetë njeri. E
E pasi ne jemi shqiptarë dhe në shtetin e ri të Kosovës që na dha Zoti, duhet të mbrojmë këtë shtet, për hir të jetës tonë të cilën na e çliroi Perëndia!