Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar fabrikën për përpunimin e metaleve Ceni Company në Lladovë, ku u mirëprit nga pronari, Hysen Hyseni.
Haziri ka përgëzuar pronarin Hyseni për sukeset e kësaj kompanie, e cila është hapur sivjet.
“Fabrika për përpunimin e metaleve Ceni Company që në start ka punësuar 22 punëtorë. E përgëzoj pronarin, Hysen Hyseni për sukseset e arritura dhe e falënderoj për gjenerimin e vendeve të punës”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/