DYLON

Lutfi Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë

Lutfi Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës (OHK), ku është diskutuar për masat anti-Covid si dhe nevojën për lehtësimin e tyre, meqë edhe rrethanat tani janë më të favorshme.

Kryetari Haziri ka treguar mirëkuptim për sektorin e hotelerisë dhe i ka mbështetur kërkesat  e tyre, pasi që tani kanë pushuar arsyet që masat shtrënguese të mbahen në fuqi edhe më tutje, kur shumica e popullatës është vaksinuar.   

EkoHigjiena

‘Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës, në krye me z. Elhami Idrizi, kryetar i Njësisë Rajonale të OHT të Kosovës dhe z. Fatlum Selmani, nënkryetar”, ka thënë Haziri. 

Ai ka paralajmëruar nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me OHK në interes të këtij sektori.  

‘Ditët në vijim pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptim në interes së këtij sektori’, ka thënë Haziri. 

Për më tepër, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit mbështet kërkesat e OHK dhe Shoqatës së gastronomeve lidhur me lehtësimin e masave në kohë pandemie, pasi tashmë kanë pushuar arsyet që këto masa të jenë në fuqi, duke e ditur që në Gjilan janë vaksinuar shumica e popullatës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.