Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, nesër (10 mars) në ora 13:00, do ta shpall edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së në nivel qendror.
Për këtë qëllim ai ka ftuar edhe një konferencën për media e cila do të mbahet në selinë e LDK’së në Gjilan.
Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhori LDK-së ku do të zgjedhet kryetari i partisë, do të mbahet me 14 mars. /2LONLINE.com/