Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, po merr mbështetje përtej partiake nga të rinjtë e Gjilanit.
Kryetari Haziri ka mirëpritur sot një grup të të rinjve, në krye me Valrmirë Sylejmanin, të cilët i janë bashkuar vizionit të LDK-së për një Gjilan zhvillimor në të gjitha sektoret.
“Mbështetja përtej partiake, të cilën po e marrë përditë, më bën më të përgjegjshëm në punë. Programi ynë Gjilani 2021 +, fokus të veçantë ka mbështetjen për të rinjtë, të tashmen dhe të ardhmen tonë. LDK është e madhe dhe ka vend për të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.
Në emër të grupit të të rinjve ka folur Valmirë Sylejmani, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Shtabin Zgjedhor të LDK-së për pritjen e ngrohtë, derisa theksoi se do të angazhohen maksimalisht për ta bërë fitoren historike të Lutfi Hazirit e LDK-së më 17 tetor.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/