Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin publik me qytetarët të organizuar përmes platformës online, e cila është mundësuar nga DEMOS, ka folur për sukseset, sfidat e problemet e 6-mujorit të parë të këtij viti.
Haziri tha se këtë 6-mujor e karakterizon përballja me pandeminë COVID-19, duke thënë se përpos ruajtjes së shëndetit publik, sfidë ka qenë edhe ruajtja e shëndetit të ekonomisë.
“Faleminderit DEMOS’it për mbështetjen dhe organizimit të takimit publik përmes platformës online, në kushte pandemie. Gjashtë mujori i parë i vitit 2020, karakterizohet me pandeminë COVID-19. Vitin e kemi filluar me Flakën e Janarit që svjet i është kushtuar Abdullah Tahirit dhe në shkurt kemi punuar në plane për përgatitjet organizative në përputhje me buxhetin, objektivat dhe synimet, duke organizuar të gjithë sektorët, e duke ndërtuar ambicje për një vit dinamik dhe buxhetor, i cili pritej të jetë në interes të zhvillimor projekteve zhvillimore të Gjilanit”, ka thënë Haziri, gjatë adresimit para qytetarëve.
Kreu i Komunës tha se më 22 shkurt kanë filluar masat anti Covid, sipas rekomandimeve të IKSHP’së.
“DSHMS ka filluar të ndërmarrë këto veprime në përputhje me këtë kërkesë. Janë mobilizuar në mbulimin e pikave kufitare në
Muqibabë, Stanqiq dhe pjesësirisht edhe në Hanin e Elezit. Ndërkaq, më 13 mars e kam nxjerrë vendimin mbi themelimin e Komitetit kundër COVID dhe Qendrës Operative Emergjente, të cilët punojnë cdo ditë për t’i trajtuar rastet dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Haziri, duke shtuar se mbi 5 mijë familje u kanë asistuar me pako ushqimore dhe higjienike.
Ai pohoi se Komuna është në përfundim të vlerësimit të dëmeve në ekonomi e bujqësi dhe shumë shpejt do dilet me qëndrim zyrtar.
Sa i përket investimeve publike, kreu i Komunës tha se këto po bëhen mbi parimin e barazisë qytet-fshat.
“Kemi filluar me shpalljen e ofertave publike sipas buxhetit, duke kemi realizuar objektivat tona me donatorët. BERZH, Banka Botërore dhe Banka Investive Europiane, janë donatorët më të mëdhenj, derisa projekti që i është dhënë drita jeshile është Impianti për trajtimin e ujërave të zeza. Po ashtu, nga Banka Botërore na erdhi lajmi i mirë nga Uashintoni për grantin për zgjiedhjen afatgjate të ujit të pijshëm për Gjilanin”, ka shtuar Haziri.
“Edhe rregullimi i shtratit të lumit Stanishorka do të ndërtohet në kuadër të marrvëshjes me BERZH’in. Por, pa u kry impianti, ky problem nuk mund të zgjidhet përfundimisht. Ne e kemi bindur KE, BERZH dhe Bankën Investive Evropiane, duke e marrë dritën jeshile për ta përmbyllur këtë problem të ndotjes. Kërkoj edhe pak durim nga qytetarët që përballen me këtë problem. Do të ndërhyjmë me masa urgjente në Stanishorka nga kazerma e FSK e deri në Kuvcë, por kjo është zgjidhje afatshkurtër”, tha Haziri.
Përkundër vëshirësive që ka sjell pandemia, kryetari Haziri tha se arsimi është dikasteri që shumë suksesshëm e ka përballuar, duke u bërë Komuna e parë që e fillon aplikimin e mësimit nga distanca, derisa bujqësia tha se e ka rujtur kalendarin e subvencionit të fermerëve.
“Lajmi i mirë është se po vazhdojnë punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, në tetë lotet e para. Projektet e madha kapitale e regjionale që po realizohen dhe që do do të fillojnë janë, rruga Prishtinë-Gjilan nga tuneli e deri në Bresalc (7.2 kilometra), rruga Gjilan-Kllokot që janë investime nga BERZH, Rruga e Kumanovës, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, rruga në drejtim të Bujanocit, rruga “Enver Miftari” etj. Ministria e Infrastrukturës është partneri më i madh i yni”, ka thënë Haziri.
Në këtë takim kanë shfaqur interesimet e tyre, Demush Vokshi, Elhami Shabani, Zamire Mehmeti-Jakupi, Drita Maliqi, Fatime Rrahmani, Ekrem Hasani, e Avni Kastrati, të cilët kanë marrë përgjigje nga kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë.