Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për garën e 14 nëntorit.
Velekinca ka qenë dhe do të jetë gjithmonë LDK dhe në përkrahje maksimale ndaj kryetarit Haziri, ka thënë kryetari i Nëndegës, Salih Kqiku.
Ndërkaq, kryetari Haziri ka falënderuar banorët atje për këtë mbështetje, duke thënë se kjo mbështetje është pasqyrë e fitores së madhe të 14 nëntorit.
“Faleminderit Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit për mbështetjen rekorde sonte dhe për rikthimin e madh të LDK-së më 17 tetor. Këtë rritje të mbështetjes sonte, e konsideroj nder dhe përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Kjo është pasqyrë e fitores së madhe të 14 nëntorit. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan