DYLON

Tentoi të mashtroi autoritetet doganore për të përfituar para kundërligjshëm, arrestohet nga krimet ekonomike të Policisë

Tentoi të mashtroi autoritetet doganore për të përfituar para kundërligjshëm, arrestohet nga krimet ekonomike të Policisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e krimit dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia  për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit  në Mitrovicë-Jug, në koordinim me Zyrën se Doganës në këtë rajon, bazuar në dyshimet e  ngritura nga kompetentët lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni  në Mitrovicë, ka ndërmarr veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë. 

EkoHigjiena

Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprat penal : 

“Falsifikim i Dokumenteve “nga neni 390 dhe “ Mashtrim” nga neni 323 i KPRK-së.

Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë. /2LONLINE.com/