Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falenderuar banorët e fshatit Llashticë për mbështetjen e treguar për të.
Ai ka thënë ndër të tjera që përshkak të historisë së dhimbshme të këtij fshati, mbështetja e tyre është edhe më e rëndësishme.
“Llashtica është fshat me histori të dhimbshme, që e ka ndjerë në lëkurë represionin e që ka derdhur gjak të pafajshëm civil. Prandaj, besimi i Llashticës është edhe më i rëndësishëm. Jam i lumtur për projektet e realizuara, dhe përgjegjës për ato pak projekte që na kanë mbetur për t’u kryer, si edhe për projektet e së ardhmes. Për mua, kjo atmosferë e përfaqëson shpirtin e Gjilanit. Bashkimi, besimi te vlerat e përbashkëta dhe përpjekja për të ardhmen. Falemnderit shumë të gjithëve! Do të mbetem gjithmonë Luta juaj! Falemnderit Llashticë!”. /2LONLINE.com/