DYLON

Kardiologët invazivë në QKUK kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të këtij viti

Kardiologët invazivë në QKUK kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të këtij viti
Avatar photo Redaksia

Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021.

Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

EkoHigjiena

Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.

Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/