Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, të cilët i kanë kërkuar Qeverisë që të lejojë hapjen e të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre.
Kryetari Haziri ka thënë se ndalimi i disa bizneseve të grastronomisë në kohën kur rastet pozitive janë minimale, është e pakuptimtë.
“I bashkangjitem kërkesave të gastronomëve për hapje të plotë të të gjitha llojeve të bizneseve të kësaj natyre, sepse në kohën kur rastet pozitive janë minimale, ndalimi i tyre është i pakuptimtë. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që t’i marrë për bazë këto kërkesa, për t’iu mundësuar mijëra punëtorëve që t’i kthehen normalitetit. Kjo duhet të bëhet nesër”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/