Kryetari i LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e lagjeve, Dardania I dhe Dardania II, për mbështetjen e madhe në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka thënë se me mbështetjen e këtyre lagjeve elitare, u bë rikthimi i madh i LDK-së.
“Lagjet e rezistencës për lirinë e shqiptarëve, Dardania I dhe Dardania II, mbeten krenaria jonë. Këto lagje kanë qenë streha jonë në një kohë të pakohë. Falëmnderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet kanë dhënë shumë për ditët e sotme. Falëmnderit të gjithë qytetarëve të këtyre lagjeve elitare për besimin, i cili u përkthye me rikthimin e madh të LDK-së. Falëmnderit Dardania I dhe Dardania II!”, ka thënë kryetari Haziri.
Përndryshe, Haziri i LDK-së do të ballafaqohet në garën e balotazhit të 14 nëntorit, me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni./2LONLINE.com/