DYLON

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit
Avatar photo Redaksia

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare.

Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

EkoHigjiena

Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.