Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderime ndaj qytetarëve të Kodrës së Dëshmorëve, për përkrahjen në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri është shprehur se kjo përkrahje përkthehet me përgjegjësi edhe më të madhe në punë.
“Faleminderit qytetarëve të lagjes Kodra e Dëshmorëve për mbështetjen e fuqishme, për realizimin e rikthimit të madh të LDK-së. Mbështetja përkthehet me përgjegjësi edhe më të madhe në punë, për realizimin e projekteve madhore në këtë lagje dhe në krejt territorin e komunës sonë. Me besim në Zot, Familje dhe Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!, ka thënë kryetari Haziri.
Përndryshe, ai do të garojë për postin e të parit të komunës në garën e balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor. /2LONLINE.com/