DYLON

OAK kërkon nga MASHT ndërlidhjen e kuadrove me nevojat e tregut të punës

OAK kërkon nga MASHT ndërlidhjen e kuadrove me nevojat e tregut të punës
Avatar photo Redaksia

Rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkëpunimi i ngushtë mes bizneseve dhe MASHT, përgatitja e kuadrove profesionale në përputhje me nevojat e tregut, kufizimi i vendeve në institucionet arsimore publike dhe private, duke u respektuar profesionet që kërkohen në treg e obligimi që nxënësit dhe studentët krahas mësimit teorik të kryejnë edhe punën praktike ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin mes përfaqësuesve të OAK-së me Këshilltaren e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Majlinda Rizvanolli.

Gjatë këtij takimi, Sekretari Diamant Elshani theksoi që mungesa e kuadrit profesional po i vështirëson punët për bizneset, andaj është më se e nevojshme që të rritet bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe shkollave profesionale ashtu që të krijohen drejtime për të cilat ka mungesë të kuadrit, në përputhje me nevojat e tregut. Mungesa dhe largimi i punëtorëve është një problematikë shumë e theksuar theksoi Elshani.

EkoHigjiena

Përderisa Koordinatoria Qëndresa Ibrahimi potencoi Memorandumet e bashkëpunimit që OAK ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës dhe me Fakultetet përkatëse me qëllim të ndërlidhjes së studentëve me tregun e punës.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e aplikimit të mësimi dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës në mënyrë që të rinjët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës, duke u bërë kështu inkorporimi i shkollave profesionale dhe bizneseve. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e një analize të mirëfilltë të nevojave të tregut, e pastaj të akreditohen drejtimet në shkollat profesionale dhe ato në nivelin universitar me qëllim të eleminimit të shpërputhjeve që aktualisht ekzistojnë ndërmjet kuadrove që shkollat/universitetet nxjerrin me nevojat reale të tregut të punës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.