Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në vazhdën e vizitave falënderuese ka qëndruar sonte në fshatin Dobërçan, ku i është organizuar pritje e jashtëzakonshme.
Kryetari Haziri e ka falënderuar Dobërçanin për mobilizimin dhe besimin ndaj tij dhe LDK-së.
“Mobilizimin dhe mikpritjen që e gjeta sonte në Dobërçan, nuk do ta harrojë kurrë. Faleminderit për besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së në të gjitha fazat. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Lutfi Haziri është kandidati i LDK-së që do të garojë për kryetar të komunës së Gjilanit në balotazhin e 14 nëntorit. /2LONLINE.com/