Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim në formatin e bashkëbisedimit me të rinjtë, organizuar nga Forumi i Rinisë i LDK-së në Gjilan.
Kryetari Haziri ka thënë se ndjehet i lumtur për mundësitë e mëdha që u ka ofruar të rinjve të Gjilanit, duke i mbështetur dhe duke iu krijuar mundësi të mëdha, përmes implementimit të programave për ta.
“Kur të mbështesin rinia në bashkë-rrugëtim, kjo është dëshmi e besimit të madh dhe tregon që je në rrugë të drejtë. Si gjeneratë, ju po formoheni për të qenë vendimmarrës të mirë. Jam shumë i lumtur që në qeverisjen komunale të rinjtë i kemi mbështetur me të gjitha kapacitetet, qoftë përmes thirrjeve publike apo edhe përmes programeve me bashkëfinancim të Bashkimit Europian, Rinia dhe Agrobiznesi e Social Hub, nëpërmjet start-up e trajnimeve për t’u bërë zot të vetvetes. Në veçanti, jam krenar që nga 50 bursa në fillim, kemi arritur në 200 bursa për studentët sivjet, që përfshihen edhe bursat për studentët e ekselencës. Këto programe dhe të tjera, do të vazhdojnë të implementohen edhe në mandatin e ardhshëm. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, në këtë takim janë prezantuar edhe kandidatët për Asamble: Gentrit Murseli, Deniza Limani, Imran Haziri, Driton Nuhiu, Diana Toska, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Atdhe Murtezi, Leutrim Bllaca, Valdrin Halimi.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/