DYLON

Përzgjedhësi Challandes publikon listën e futbollistëve të Kombëtares për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi Challandes publikon listën e futbollistëve të Kombëtares për ndeshjet e tetorit
Avatar photo Redaksia

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” që zhvillohen këtë muaj, njofton FFK.

Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë.

EkoHigjiena

Pjesë e listës është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.

Dardanët fillojnë grumbullimin në hotel “Emerald” pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media në “Emerald”, njofton FFK. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.