Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri-Luta, ka shkruar në profilin e tij në facebook se në ditën e Lidhjes së Lezhës, sinonim i kombit të bashkuar dhe themelimit të shtetit të parë, duhet mbi të gjitha të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij…
Sot, më 2 mars, në ditën e Lidhjes së Lezhës, sinonim i kombit të bashkuar dhe themelimit të shtetit të parë, duhet mbi të gjitha të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij. Por, duhet t’i themi jo mllefit, kërcënimeve e shantazheve ndaj institucioneve. Në anën tjetër, vazhdojmë ta duam Francën dhe nuk guxojmë ta urrejmë për shkak të Serbisë. Këtë po e duan ata që po bëjnë teftera për arrestime! LH