(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka paralajmëruar krijimi ne Task Force, që do të jenë nën udhëheqjen e tij për të punuar në sektorë të caktuar.
“Gjatë kësaj kohe kemi vendosur prioritetet, lidhur me menaxhimin dhe këtë punë për këtë periudhë e kemi bërë me përgjegjësi të madhe në të gjithë sektorët e Komunës. Nga java e ardhshme do të ndërtohen tri task forca të mëdha nën udhëheqjen time”, ka thënë Haziri duke paralajmëruar se e para do të merren me servisimin e borxheve që kjo Komunë i ka, por, po ashtu edhe me borxhet që janë ndaj Komunës”.
“Task forca e dytë ka të bëjë me tatimin në pronë, ku do të fillojmë vlerësimin e pronës dhe aseteve me tregun në Kosovë. Ne nuk mund të pasurohemi si Komunë duke e varfëruar qytetarin. Në shumicën e rasteve atë që e kemi gjetur është mbivlerësuar dhe kjo do të ulet në raport me atë që e ka në mënyrë që vërtetë qytetarët me e përballuar këtë gjendje”, ka thënë haziri.
Sipas tij, po ashtu krahas vlerësimit hyn edhe rishikimi i Gjobave dhe i dënimeve që vije si pasojë e mospagesave në mënyrë që të inkurajojmë qytetarin për t’i paguar obligimet dhe të mos vonohen në pagesa. Gjobat tash kanë kaluar edhe vlerën e tatimit në pronë, sepse ajo është bërë aq e madhe saqë njerëzit nuk mund ta përballojnë më.
‘Ky grup punues në afatin optimal ka për obligim ta bëjë këtë vlerësim dhe të filloj me zbatimin e politikës sonë. Faturat e Tatimit në Pronë javën e kaluar janë lëshuar dhe ato janë sipas standardeve që duhet të paguhen, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdoj puna e vlerësimit” , ka thënë Haziri.
Ai ka thënë po ashtu se të martën është thirrur seanca e Kuvendit të Komunës dhe do të bëhet zgjedhja e kryesuesit, zëvendësit dhe trupave të saj, si kalendarin dhe oraret.
“Asambleja Komunale do të filloj ta ushtroj detyrën nga dita e parë. Dokumenti i parë që do të shkoj është projekt – rregullorja për tarifat dhe taksat komunale, dokumenti i dytë do t’i shkoj mbi borxhet dhe obligimet e Komunës”ka thënë kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. /2lonline/