“Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajit”, me anë të një tubimi madhështor të organizuar në mbrëmje, e kanë mirëpritur kryetarin aktual dhe kandidatin e Lidhjes për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, duke ia ofruar mbështetjen e madhe për garën e 19 nëntorit.
Kandidati i Lidhjes për Gjilanin, Lutfi Haziri, pasi falënderoi të pranishmit për këtë besim, tha se me fitoren e tij dhe të LDK’së më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë, për të ardhmen e komunës.
“Votimi, angazhimi dhe mbështetja e juaj më 22 tetor, neve na ka bërë më të përgjegjshëm, më të respektueshëm dhe më të përulur. Më 19 nëntor, ne e presim rikonfirmimin e besimit. Ne këtë besim do t’ua kthejmë me punë t’hajrit dhe me investime në çdo cep të komunës sonë. Përveç tjerash, në mandatin e ri do ta realizojmë projektin kapital të rrugës katër korsi nga “Tuneli” e deri te “Gllama”, në gjatësi prej 3.2 kilometra”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri, në këtë tubim ka bërë të ditur se lajmin e mirë se Komisioni Europian ka konfirmuar mbështetjen e tri projekteve të mëdha për Gjilanin.
“Ndërtimi i çerdhes në “Arbëri”, ndërtimi i “Tregut të Gjelbër” dhe vendkalimi kufitar në Stanqiq, janë projektet që do të na mbështetë KE me kosto prej 1.5 milionë euro”, ka deklaruar Haziri.
sponsorizuar nga LDK